“Retorikë kërcënuese nga Rusia që shkon përtej Ukrainës”/ NATO ‘paralajmëron’: Po marrim të gjitha masat…

190
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jenes Stoltenberg, tha në një deklaratë sot pas samitit se retorika kërcënuese e Rusisë është e rrezikshme dhe për këtë shtetet aleate po marrin të gjitha masat.

Stoltenberg theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën, por një agresion i tillë mund të prekë dhe vende të tjerë dhe prandaj po dërgohen trupa për të siguruar paqen në Evropë.

Pjesë nga deklarata:

Stoltenberg:Po mbështesim Ukrainën në mënyra të ndryshme por nga ana tjetër nuk duhet të cenohet siguria. Nuk duam të kemi kriza të mëdha në Europë prej agresionit rus. Shpresojmë mos të na krijohen situata akoma më të rrezikshme, sa i përket sulmeve kibernetike, do e diskutojmë më andej se kur do marrim masa të reja.

-Kjo është kriza më e fortë e sigurisë që kemi pasur në Europë prej dekadash, prandaj kemi vendosur forca ajrore, kemi rënë dakort 30 anëtarët e NATO-s. Jemi të shqetësuar për luftimet atje por kemi parë dhe retorikë kërcënuese nga ana e Rusisë, që shkon përtej Ukrainës.

-Duhet ta marrim shumë seriozisht situatën, prandaj po marrim të gjitha masat, bëhet fjalë për mijëra trupa, detare dhe ajrore, shumë avionë e aeroplanë që do të dërgohen atje.

Kemi elementë ushtarakë të Francës, SHBA-së dhe të vendeve të tjera europiane.