Lufta në Ukrainë/ Reagon edhe ambasada ruse në Tiranë

294
Sigal

Dy ditë pas sulmit mbi Ukrainë, ka reaguar edhe ambasada ruse në Tiranë. Në faqen e saj është publikuar mesazhi i zëdhënëses së ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Selia diplomatike ruse në vendin tonë ka shkëputur një citim ku Zakharova, e cila shprehet se qëllimi i operacionit të Rusisë në Donbass është mbrojtja e popullsisë civile.

“Qëllimi i operacionit ushtarak të Rusisë në Donbas është mbrojtja e popullsisë civile, e cila përgjatë tetë viteve i është nënshtruar poshtërimeve dhe gjenocidit nga ana e regjimit të Kievit. 

Një detyrë tjetër e operacionit është të sjellë regjimin marionetë përpara përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë këtyre viteve kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse, si edhe të realizojë demilitarizimin e denazifikimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Forcat ruse aktualisht po zhvillojnë luftime për marrjen nën kontroll të kryeqytetit Kiev. Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë qeverinë.