Rëndohet bilanci në Itali, 14 viktima dhe 524 të infektuar nga koronavirusi

325
Sigal

Italia ka regjistruar 524 raste me koronavirus, përfshirë 14 të vdekur, në 10 rajone.

Janë 305 të infektuar në Lombardi, 98 në Veneto, 97 në Emilia-Romagna, 11 në Liguria, 3 në Piemonte, Lazio, Siçili, 2 në Toscana dhe nga 1 në Puglia e Bolzano. Marche dhe Puglia janë dy rajonet e fundit të përfshira.

Janë 7 të mitur me Covid-19, gjashtë në Lombardi dhe një në Veneto.

Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, tha se nuk ka asnjë rrezik që të humbasin vitin shkollor.

Kreu i Mbrojtjes Civile deklaroi se janë kontrolluar 3 milion pasagjerë në aeroportet e Italisë.