Refugjatët nga Afrika luftojnë për mbijetesë në rrugët e Parisit

439
Më shumë se 300 refugjatë luftojnë për mbijetesë në kampin e ngritur poshtë një ure në afërsi të Stacionit të Trenit në veri të kryeqytetit të Francës, në Paris, raporton Anadolu Agency.
Emigrantët e ardhur nga vendet si Sudani, Çadi, Eritrea, Etiopia dhe Siria të cilët jetojnë rrugëve përafërsisht prej 1 viti në qendër të Parisit dhe të cilët numri i tyre në 2 muajt e fundit është katërfishuar, kanë biseduar me gazetarin e Anadolu Agency (AA).
Një pjesë e emigrantëve të cilët janë larguar nga vendet e tyre për shkak të luftës synojnë që të shkojnë në Britani, ndërsa një pjesë tjetër e tyre synon që të qëndrojnë në Francë dhe të marrin kartën e emigracionit. Emigrantët të cilët ankohen për kushtet e jetesës kanë theksuar se një numër i madh zyrtarësh shtetëror dhe persona nga media kanë ardhur në kampin e tyre, por se ndaj tyre përveç çadrave nuk iu është ofruar ndonjë ndihmë tjetër.
Emigranti 35 vjeçar Philippe i cili jeton në zonën ku është ngritur kampi, ndihmon emigrantët vullnetarisht. Philippe i cili shprehet se emigrantët janë të detyruar të jetojnë rrugëve tha se “Njerëzit vijnë në Francë me shpresa të mëdha, por përballen me një zhgënjim të madh. Ata mendojnë se do të vijnë ndihma ndaj tyre, por situata nuk qëndron ashtu siç ata e presin”.
Philippe shprehet se “Nuk mund të themi saktësisht se çfarë do të ndodhë këtu në muajt e ardhshëm. Forcat e sigurisë në çdo moment mund të vijnë këtu me kamionë dhe mund ta zbrazin vendin këtu”.
– “Ajo që jetojmë ne këtu nuk është jetë”-
Ndërsa 20 vjeçari Imran i cili ka ardhur në Francë nga Çadi the a se jetojnë në kushte të vështira dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Imran u shpreh më tej se: “Ndodhem këtu që prej disa javësh. Askush nuk dërgon ndihma. Ka nga ata që shkojnë në Calais për të kaluar në Britani, por ndodhen në një situatë të vështirë. Ne kemi nevojë për ndihma ushqimore dhe veshje. Jeta që jetojmë këtu nuk është jetë”.
Ndërsa 19 vjeçari Halit i ardhur nga Sudani shprehet se ka qenë i detyruar të emigrojë në Francë për shkak të situatës politike në vendin e tij. Halit thekson më tej se: “Gazetarët shumë herë kanë ardhur e kanë ikur nga këtu. Por askush nuk k ardhur më pas të na ndihmojë. Në Afrikë ne kishim një shtëpi tonën. Por për shkak të luftës së brendshme nuk kishim të ardhme në vendin tonë”.
Ndërsa 21 vjeçari Sami i cili ka ardhur nga Etiopia theksoi se mungesa e higjienës në kamp është në nivelin për të kërcënuar shëndetin e njeriut. Sami shton se: “Për javë të tëra nuk bëjmë dush. Mundohemi të jetojmë në një mjedis që nuk është fare higjenik. Nuk e di se sa të shëndetshëm mund të qëndrojmë”.
Emigrantët të cilët jetojnë në çadrat e ngritura poshtë urës së Metrosë, mundohen që obligimet e tyre fetare ti kryejnë në një xhami aty pranë ose duke shtruar një karton. 
Sigal