Rasti ‘Monstra’, Zaev: Shqiptarët të pafajshëm, e vërteta nxit trazira

449
SHKUP – Shtatë shqiptarët e Maqedonisë që janë dënuar për rastin “monstra”, janë të pafajshëm. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, lidhur me vrasjen te Liqeni i Smilkovës gjatë një interviste për gazetën gjermane “Die Zeit”.
“Ata padrejtësisht po qëndrojnë në burg”, ka thënë Zaevi. Lideri i opozitës maqedonase ka theksuar se zbulimi i së vërtetës për vrasjen e pesëfishtë të para tri viteve, mund të nxisë përplasje në Maqedoni, që mund të ketë edhe viktima. “Për këtë arsye për momentin po zhvillojmë biseda intensive me komunitetin shqiptar, që të gjejmë një mënyrë për ta penguar atë reagim. Duhet që të jemi të vëmendshëm me të vërtetën. Duhet që ta ruajmë unitetin e popullit” ka thënë Zaevi.
Në pyetjen nëse vërtet frikësohet se gjendja mund të dalë nga kontrolli, Zaevi përgjigjet: ”Po, deri në një shkallë të caktuar jam i shqetësuar. Duhet që t`i përgatisim njerëzit për të vërtetën, duhet që të jemi të përgjegjshëm”
Ai, megjithatë tha se nuk pret që të përsëritet konflikti i vitit 2001 dhe vlerëson se populli është i bashkuar. 
Sigal