Rasti ‘Kavala’ – Ambasada amerikane në Ankara bën hap prapa

202
Sigal

Ambasadat e SHBA dhe disa vendeve të tjera në Ankara njoftuan se respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, i cili parashikon që diplomatët e kanë për detyrë të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe disa vendeve të tjera në Ankara njoftuan se respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, i cili parashikon që diplomatët e kanë për detyrë të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues.

“Duke u nisur nga disa pyetje që janë bërë në lidhje me deklaratën e 18 tetorit Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë respektimin e nenit 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”,- thotë Ambasada amerikane në Ankara në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në “Twitter”.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane është ripostuar (retweet) në “Twitter” edhe nga Ambasadat e Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re në Ankara, ambasada të cilat kishin nënshkruar deklaratën për [lirimin e] Osman Kavala.

Më pas deklaratës së vendeve të listuara iu bashkuan edhe misionet diplomatike të Gjermanisë dhe Francës në Ankara.

Neni 41 i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike vendos si kusht që diplomati të respektojë ligjet dhe rregulloret e vendit ku ai ndodhet.

“Pa cenuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, të gjithë personat që përfitojnë nga këto privilegje dhe imunitete kanë për detyrë të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues. Ata kanë gjithashtu për detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të këtij shteti.”,- thuhet shprehimisht në nenin 41 të Konventës së Vjenës (1961).

Nga ana tjetër, burimet presidenciale njoftuan se deklaratat e Ambasadës amerikane dhe të ambasadave të tjera janë mirëpritur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).