Raportoi për vd*kjen e menaxherit të njohur të yjeve të futbollit, reagon gazetari: Jam i mërzitur, kërkoj falje!

121
Sigal

Tancredi Palmeri, gazetari që dha lajmin e rrejshëm për vdekjen e Raiolas, ka kërkuar falje. Ai fshiu postimin e tij që lajmëronte vdekjen e agjentit dhe tha se është shumë i mërzitur,

Fshiva postimin në Twitter për Raiolën.Nuk ishte spekulim apo “vrapim për të qenë i pari”.

Unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë për një çështje të tillë.

Lajmi u publikua nga “TgLa7”, lajmet më të vlerësuara të televizionit italian; konfirmuar nga të gjitha mediat më të mëdha italiane. Por edhe unë kam postuar gabim në Twitter, prandaj jam i mërzitur dhe kërkoj falje”, përfundoi ai.