Qeveria e Kosovës ndan 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës

101
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në mbledhjen e 115-të të qeverisë janë ndarë 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës.

Kurti gjithashtu bëri të ditur se është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

‘Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit’.

‘Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet ‘Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren’ dhe ‘Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë’, thuhet tutje në postimin e Kurtit.