Finlanda lehtëson kufizimet e hyrjes për shtetasit e disa vendeve europiane

307
Sigal

Finlanda njoftoi sot se do të lehtësojë kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga disa vende europiane duke filluar nga mesi i korrikut, por theksoi se kjo do të varej nga shkalla e rasteve të infektimit me COVID-19. “Kufiri është një maksimum prej tetë rastesh të reja infektimi për 100 000 banorë, brenda një periudhe dy javore”, tha ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto, në një konferencë shtypi. “Nga ky vendim përjashtohet Suedia fqinje, duke u bazuar në shkallën aktuale të rasteve të infektimeve atje”, shtoi ai. Periudha nën shqyrtim do të jetë nga 26 qershori deri më 10 korrik, deri pak përpara 13 korrikut, kur do të lehtësohet kufizimi. Qeveria pritet të shpallë listën e vendeve nga ku do të lejohen turistët pak para kësaj date.