Ministria e Arsimit publikon datat, ja kur do mbahen provimet e Maturës Shtetërore

94
Sigal

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat e provimeve për Maturën Shtetërore të vitit shkollor 2022-2023. Provimi i parë që do t’i nënshtrohen maturantët është ai i Gjuhës së Huaj, i cili do zhvillohet më 1 qershor, me 7 qershor Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, 13 qershor Matematika dhe në fund është provimi i Lëndës me Zgjedhje, i vendosur të mbahet me 19 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evi Kushi, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare “Facebook”.

Postimi i ministres Kushi: 

Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në 📍 Korçë një takim me maturantë 👨🏻‍🎓👩‍🎓dhe mësues 👨‍🏫për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam 🗓 datat e provimeve:
– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj
– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
– 13 qershor, Matematikë
– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje
Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.