Temperaturat deri -12 gradë në Korçë, në këto akse makinat duhet të lëvizin me zinxhirë

245
Sigal

Ndërsa qarku i Korçës është pushtuar nga temperatura deri në minus 12 gradë celsius, edhe pse akset nacionale në këtë zonë nuk paraqesin problem për drejtuesit e mjeteve, në rrugët rurale të zonave malore nevojiten goma dimri dhe zinxhirë.

Raportohet se Bashkia e Korçës është ende duke punuar në rrugën Shtyllë-Panarit, aty ku prej më shumë se 3 ditësh banorët ndodhen të izoluar.

Të gjitha zonat që kanë pasur probleme me energjinë elektrike janë rregulluar nga grupet e punës të OSHE përfshirë këtu edhe 11 fshatrat e njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit.