Qëllohet për vdekje reperi 33 vjeçar, djalë i dy prindërve ushtarakë

192
Sigal

Është qëlluar për vdekje reperi i njohur i rrymës hip-hop, Slim 400, 33 vjeç.

Media amerikane TMZ shkruan se Slim 400  është qëlluar për vdekje të mërkurën (8 dhjetor) në mbrëmje në Ingleëoof, Los Anxhelos.

Aktualisht është e paqartë se çfarë çoi në të shtënat dhe sa të dyshuar ishin të përfshirë.

I lindur nga prindër ushtarakë në Gjermani, Slim u kthye në Los Anxhelos kur ishte fëmijë i vogël dhe u rrit në Compton.

Reperi u zbulua dhe firmosi me labelin muzikor tashmë joekzistent Pu$haz Ink. Slim i shpëtoi mezi vdekjes në verën e vitit 2019, kur u qëllua 9 herë sërisht në Los Anxhelos.