Putin mbështet krijimin e shtetit palestinez: Paqja kusht për stabilitet

481
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur mbështetjen e plotë të Rusisë për zgjidhjen e konflikti palestinezo-izraelit si zgjidhje për krijimin e dy shteteve. Deklaratat e tij u bënë pas një takimi me homologun palestinez Mahmud Abbas në Soçi të Rusisë.

“Unë do të doja të theksoja se bashkëjetesa paqësore e dy vendeve, Palestinës dhe Izraelit, është një kusht thelbësor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të vërtetë në këtë rajon”, tha Putini pas takimit me Abbasin.

Zgjidhja me dy shtete parashikon një shtet të pavarur të Palestinës së bashku me shtetin e Izraelit. Ndërsa kufiri ndërmjet dy shteteve ende nuk është përcaktuar, palestinezët këmbëngulin në nxjerrjen e vijave të demarkacionit përgjatë kufijve të vitit 1967, një parakusht i hedhur poshtë nga Izraeli.

“Rusia dallohet nga qëndrimi i saj i fortë, një pozicion që mbron krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytetin e saj Jerusalemin Lindor”, tha Abbas.

Por, Presidenti Putin shmangu komentet e tij në lidhje me referimin e kufijve.

Bisedimet midis Izraelit dhe Palestinës janë “ngrirë” thuajse tri vite më parë që kurse Presidenti palestinez Abbas krijoi një pakt të papritur kombëtar me Hamasin për qeverisjen në Rripin e Gazës. Izraeli kundërshton bisedimet me lëvizjen Hamas, e cila ka fituar zgjedhjet në Rripin e Gazës, një nga pikat më të nxehta të konfliktit midis dy vendeve.

Izraeli e konsideron Hamasin organizatë terroriste, e cila sipas tyre synon shkatërrimin përfundimtar të shtetit izraelit.

Ndërtimi i paligjshëm i vendbanimeve izraelite në tokat palestineze është gjithashtu një pengesë e madhe për përparimin e bisedimeve. Abbas ka kërkuar që Izraeli të ndalë ndërtimin në tokat që pretendohen nga Palestina dhe të lirojnë të burgosurit palestinezë.
Sigal