Nikola Henin, gazetari francez, 10 muaj peng i ISIS: Ja si mund të mundet ISIS

421
Gazetari francez, Nikola Henin, i cili ka qenë peng i militantëve të ISIS për 10 muaj, është shprehur kundër sulmeve ajrore në Siri, duke u shprehur se janë vetëm një kurth për anëtarët e komunitetit ndërkombëtar. Nikola Henin ka treguar strategjinë e tij sesi mund të luftohen militantët e ISIS.
“Mënyra e vetme për të mundur militantët e ISIS nuk është duke i bombarduar ata por duke mbrojtur sirianët që duan t’i dëbojnë këta militantë”-ka theksuar gazetari francez.
Ai ka treguar sesi u mbajt peng për disa muaj në Siri dhe xhihadisti Xhon ishte ndër militantët që ushtroi mbi të dhunë fizike dhe psikologjike.
“Fituesit e kësaj lufte nuk do të jenë ata që kanë armët më të sofistikuara apo më të shtrenjta, por ata që do të arrijnë të kenë popullin sirian në anën e tyre”-është shprehur ai.
Gazetari Henin ka shtuar më tej se përshkallëzimi i krizës së refugjatëve është në favor të komunitetit ndërkombëtar, pasi largimi i myslimanëve nga Siria apo Iraku është goditje për ISIS.
“Qindra mijëra refugjatë arratisen nga ky vend mysliman që ISIS e ka ëndërr. Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse militantët e ISIS sulmuan Parisin, që të mbylleshin kufijtë. Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS nuk po i bën dëm militantëve por në fakt po e shtyjnë popullin atje të shkojnë në duart e ISIS. Ajo çka duhet të bëjmë është të merremi me popullin sirian. Sapo ata të shpresojnë për një zgjidhje politike, Shtetit Islamik do të shkatërrohet. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e lehtë për ta bërë ISIS të humbasë terren. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë që në të gjitha rajonet e kontrolluara nga opozita siriane, të mos ketë më sulme ajrore. Të mos sulmojë më as koalicioni, as Rusia, as regjimi sirian, askush. Duke iu mundësuar popullit siguri, ISIS do të shkatërrohet”-është shprehur Nikola Henin.
Gazetari në fjalë u lirua nga ISIS pas negociatave mes qeverisë franceze dhe pengmarrësve.
Sigal