Pse Shqipëria rrezikon të mbetet pa vaksinën anti-Covid

249
Sigal

Shqipëria nuk e ka zgjidhur çështjen e blerjes së vaksinës anti-Covid. COVAX me të cilin është nënshkruar marrëveshje është një projekt i OBSH-së që rezulton se nuk i ka akoma paratë e domosdoshme për ta prodhuar vaksinën.

“G20: Nuk mjaftojnë fondet për COVAX”

Nga takimi i G20 është lëshuar një mesazh alarmues, që duhet ta dëgjojë qeveria jonë dhe të gjejë rrugëzgjidhje.

Një ditë para samitit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se deri tani janë investuar 10 miliardë dollarë (8,43 miliardë euro në përpjekjet për të zhvilluar vaksina, diagnostifikim dhe terapeutikë, 28 miliardë dollarë të tjerë (23,62 miliardë euro) nevojiten për prodhim masiv, prokurim dhe shpërndarjen e vaksinave të reja COVID-19 në të gjithë botën.

Ai u bëri thirrje më shumë vendeve të G20 të bashkohen me COVAX, një iniciativë ndërkombëtare për shpërndarjen e vaksinave Covid-19 në të gjithë vendet.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar , sepse “COVAX , sipas Presidentit Trump është i ndikuar nga OBSH e korruptuar dhe Kina”.

Ndërsa, Presidenti francez Emanuel Macron, tha se bota ka nevojë për një përgjigje të koordinuar e të bashkuar për ta luftuar pandeminë. Ai propozoi krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve më të riskuara në shtetet në zhvillim.