Vatikan, Papa Francesko: T’i lësh të vdesin emigrantët në mes të detit është një atentat ndaj jetës

426
“Është një antentat ndaj jetës të lësh t’i vdesësh vëllezërit tanë emigrantë në kanalin e Sicilisë. Është një atentat ndaj jetës vdekja në punë kur nuk zbatohen kushtet më minimale të sigurisë. Është atentat ndaj jetës, vdekja për shkak të mos ushqyerjes. Është atentat ndaj jetës terrorrizmi, lufta, dhuna, por dhe eutanasia”- u shpreh Papa 

Francesko në audiencën e 10 vjetorin të Komisionit për Shkencën e Jetën mbajtur sot në Vatikan.
“Shkalla e progresit të një shoqërie civile matet pikërisht nga aftësia për të ruajtur jetën, sidomos në fazat e saj më delikate, sesa nga instrumentat teknologjik që ajo përdor. Shkenca duhet të vihet në shërbim të njeriut e jo njeriu në shërbim të shkencës. Kur dija humbet kontaktin me jetën, shdërrohet sterile”.

“Vatikani kundër sistemit të kuotave për emigrantët në Bashkimin Evropian”
“Sistemi i kuotave për emigrantët nuk është human!”- ky është konkluzioni i nxjerrë nga Këshilli Papal për Emigrantët e nga kreu i tij kardinali Antonio Maria Veglio, duke hedhur poshtë vendimin e Bashkimit Evropian përsa i përket administrimit të flukseve të emigrantëve në Europë. Është një konkluzion jo human e aspak kristian. Europa duhet të ketë një program konkret për emigracionin e jo ta përballoj problemin vetëm në gjëndjen e tyre të emergjencës.”

“Emigracioni është një realitet që do të jetë gjithnjë e më i pranishëm. Cilat janë shkaqet që detyrojnë emigrminin? Cilat janë arsyet që refugjatët braktisin vendin e tyre? E pra është varfëria për emigrimin e lufta për refigjatët. E derisa të ketë varfëri e luftë, asgjë nuk do të ndryshoj!”- është shprehur Presidenti i Këshilit Papal për Emigracionin Kardinal Veglio. Sistemi i kuotave është jo human. Sipas tij Europa duhet të marr në ngarkim 24 mijë migrantë e duke menduar se në Bashkimin Euripan janë pjesë 28 vende… c’të shtosh më shumë”
Sigal