Prostitucion dhe trafikim droge, arrestohet 29 vjeçar shqiptar

291
Sigal

Një i ri teksa drejtonte një makinë të vogël përgjatë rrugës “Biagio Castiello” në Cardito të Italisë, gati sa nuk u përplas me një patrullë të policisë bashkiake. Skena u vu re nga dy patrulla karabinierësh që nuk ishin larg.

Policia e ndoqi dhe arrit makinë duke i kërkuar shoferit të ndalonte. Burri, një 29 vjeçar me origjinë shqiptare, si përgjigje, la automjetin duke u përpjekur për t’u arratisur në këmbë. Ndjekja ishte e pashmangshme, e cila përfundoi kur policia e gjeti ndërsa ai po përpiqej të fshihej pas disa karrigeve brenda oborrit të një shkolle private.

Hetimet zbuluan se 29-vjeçari Klodian Mazari ishte në kërkim që nga shtatori i vitit të shkuar në lidhje me tregtimin e droges dhe shfrytëzimin e prostitucionit: krime të kryera në provincat e Napolit dhe Caserta midis 2016 dhe 2017. Burri, i gjetur në posedim të një thike, i tregoi policisë një pasaportë me detaje të rreme.

I arrestuari është dërguar në burgun e Poggioreale dhe gjithashtu do të duhet të përgjigjet për rezistencën ndaj zyrtarëve publik, përdorimin e gjeneraliteve të rreme dhe posedimin e një pasaporte të falsifikuar.