Sot u lansua aplikacioni më i ri për Trafikun Urban, i prodhuar nga AppBites, aplikacion ky që e tregon vendndodhjen e saktë të autobusëve nëpër rrugët e Prishtinës. Ky aplikacion mund të shkarkohet edhe në sistemin IOS edhe në Android.
“Kjo është vetëm faza e parë e zhvillimit të këtij aplikacioni që parasheh dixhitalizimin e shërbimeve në Trafikun Urban. Përmes GPS-it të vendosur në secilin autobus, qytetari mund ta dijë nga shtëpia, me një klikim në telefon të tij se për sa kohë vjen autobusi në stacionin më të afërt.

Kurse, faza e tretë dhe përfundimtare e këtij projekti kompleks është pagesa në formë dixhitale. Në këtë projekt janë angazhuar dy të rinj, vullnetarë, të aftë për përpilimin e aplikacioneve të tilla Arianit Pajaziti dhe Rinor Bytyqi”, tha Nushi.