Prezantuesja myslimane kapet duket pirë birrë dhe pa mbulesë

562
Prezantuesja e televizionit shtetëror iranian Azadeh Namdari është përballur me akuza të hipokrizisë në mediat sociale pasi u shfaq në një video që tregonte atë duke pirë birrë dhe duke mos mbajtur hixhabin gjatë pushimeve në Zvicër.
Pijet alkoolike janë të ndaluara me islam dhe në Iran, ku edhe me ligj është që gratë duhet të mbajnë mbulesë. E, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Namdari është e njohur në Iran si një përkrahëse e kodit të veshjes islamike.
Madje një fotografi e saj në hixhab u botua një herë në gazetën konservatore iraniane Vatan-e Emruz nën titullin: “Faleminderit Perëndisë, vura mbulesën”.
Ndërkaq, në përgjigje të pretendimeve, Namdari ka publikuar një video në të cilën ajo ofroi arsyet për mos veshjen e një hixhabi.
Këtë herë e veshur me një hixhab, ajo shpjegoi se ajo ishte ulur me anëtarët e familjes dhe “maharem” – të afërm të cilët nuk kanë nevojë të mbajnë hixhabin – në një park.
Ajo tha se shamia e saj ra papritmas dhe video u bë në atë çast nga një person i panjohur.
Gjithsesi ajo nuk ka dhënë shpjegim për birrën në tavolinën e saj.
Sigal