Detaje të reja nga organizata e kokainës, banda e shqiptarëve vepronte si grup kriminal

417
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga trafiku i drogës në Greqi, ku u sekuestruan 105 kilogramë kokianë dhe qindra mijëra euro. Mediat në greqi kanë bërë me dije se shkatërrim i këtij grupi është bërë nga Byroja e Drogës në bashkëpunim me DEA-në amerikane.

Mediat në vend shkruajnë se Policia pas informacionit dhe hetimeve gjetën një apartament në Brahami në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 105 kg kokainë dhe 828,000 euro. Si pjesë e operacionit, u arrestuan tre të huaj, si anëtarë të organizatës kriminale, përkatësisht dy shqiptarë dhe një kroat, përfshirë edhe drejtuesin e organizatës.

Të ardhurat e pritura nga organizata kriminale, me shitjen e kokainës në tregun e brendshëm të paligjshëm, vlerësohet të tejkalojnë 5 milionë euro. Në apartamentin në Agios Dimitrios Attica, u sekuestruan 104 kilogramë kokainë dhe 114.7 gram në 102 pako, duke mbajtur logoja të ndryshme, duke treguar origjinën e tyre. Policia zhvilloi gjithashtu hetime për shtëpinë e njërit prej të arrestuarve dhe një automjet privat

Pas kërkimeve sendet e sekuestruara: Shuma prej 828.565 EURO, dy vetura private makina, dy peshore precize, dy shkëmbyes të nxehtësisë dhe sende të tjera.