Presidenti Trump do të presë në një vizitë zyrtare princin saudit të kurorës, Mohammed ben Salmane

643
Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman më 20 mars në Uashington, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
”Presidenti do të diskutojë në lidhje me forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite”, saktësoi zëdhënësja e ekzekutivit amerikan, Sarah Sanders, gjatë konferencës së përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Ky njoftim bëhet i ditur pak orë pasi gazeta ”New York Times” raportoi se “disa personalitete saudite, shënjestra të një fushate antikorrupsion të iniciuar nga princi trashëgimtar saudit në muajin nëntor, u ishte privuar e drejta e fjalës së lirë dhe ishin bërë objekt i keqtrajtimeve fizike”, sipas së përditshmes amerikane.
E pyetur nëse do të diskutohej në lidhje me këto akuza me princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, zëdhënësja u përgjigj se nuk mund të parashikonte se ç’mund të ndodhte më 20 mars.
Sigal