Presidenti sirian. Bashar Al Assad pro krijimit të koalicionit kundër ISIS

523
Presidenti sirian Bashar Al Assad është shprehur për herë të parë pro idesë për krijimin e një koalicioni kundër Shtetit islamik por tha se gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta, duke hedhur dyshime rreth planit të Rusisë për krijimin e një aleance të tillë.
Në një interviste për mediat vendase, Presidenti sirian, Bashar al-Assad është shprehur i bindur se ai gëzon ende mbështetjen e aleatëve kyç, Iranit dhe Rusisë.
Kreu i shtetit, që prej disa vitesh është përfshirë nga lufta civile, tha se qeveria e tij nuk do ta kundërshtojë një aleancë të tillë, duke shtuar se nuk ka kuptim që shtetet që qëndrojnë krah terrorizmit, do të bashkohen me shtetet që e luftojnë atë, duke iu referuar në këtë rast Turqisë dhe Arabisë Saudite, që u bashkuan kundër regjimit të tij në luftën civile 4 vjecare, që deri më tani ka shkaktuar 250 mijë viktima dhe që shpartalloi vendin.
Bashar Al Assad: “Shumë pak gjasa ka që këto shtete të pendohen për atë cka kanë bërë apo ta kuptojnë se po ecin në drejtim të gabuar. Nuk kemi asnjë kundërshtim. Gjëja më e rëndësishme është që ne të jemi në gjendje të krijojmë një aleancë për të luftuar terrorizmin.”
Këto komente vijnë menjëheë pas deklaratës së bërë nga ministri i jashtëm sirian, se pr krijimin e një aleancë të tillë, duhet të ndodhë një mrekulli. Nga ana tjetër, Arabia Saudite e ka mohuar mundësinë e një aleance me Sirinë, pasi njësoj si SHBA-të, edhe shteti arab kërkon të rrëzojë regjimin e Assad, pasi e akuzojnë atë për krijimin e ISIS.
Sigal