Presidenti i Portugalisë kthehet në hero, shpëton nga mbytja dy vajza

306
Sigal

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, është kthyer në hero pas veprimit të tij të fundit. E ndërsa ndodhej me pushime, ai është përballur me një skenë aspak të këndshme. Dy vajza ishin duke u mbytur kur varka e tyre kanoe u përmbys dhe e gjithë kjo skenë u pa nga presidenti.

71-vjeçari nuk u mendua dy herë dhe menjëherë u hodh në det duke i shpëtuar vajzat. Ngjarja u regjistrua në plazhin Praia do Alvor.


Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ndodhet në këtë zonë prej disa ditësh me pushime.