Londër, arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm

540
Policia në Londër ka arrestuar një person të dyshuar për terrorizëm, i cili u gjet se kishte armë, pranë Parlamentit Britanik dhe rezidencës zyrtare të Kryeministres Theresa May.
Policia tha se personi i arrestuar kishte thika, por se nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm ndaj publikut.
Në deklaratën e policisë thuhet se personi i arrestuar ishte në të njëzetat, se ai ishte ndaluar si pjesë e një operacioni që vazhdon dhe se po mbahej i ndaluar sipas Aktit të Terrorizmit.
Zëdhënësja e kryeministres tha se zonja May nuk ndodhej në kohën e incidentit të rezidencën e saj në Downing.
Arrestimi u krye në ditën e fundit të mbedhjes së Parlamentit britanik para zgjedhjeve të 8 qershorit.
Masat e sigurisë janë shtuar së tepërmi në qendrën e Londrës, pasi një person vrau katër vetë më 22 mars, duke e nisur makinën e tij mbi trotuar dhe duke shkelur kalimtarët në urën Westminster Bridge, pasi goditi për vdekje një polic brenda gardhit të Parlamentit. Personi që kreu sulmin u vra nga policia.
Sigal