Poloni, votim me postë për të karantinuarit nga COVID-19

95

Autoritetet polake, të cilat kanë urdhëruar që qytetarët mbi moshën 60 vjeç të vendosen në karantinë, u kërkuan këtyre të fundit që të votojnë me postë për zgjedhjet presidenciale të 10 majit.

Kjo ka sjellë edhe kritika të shumta për konservatorët në pushtet për refuzimin e tyre për të shtyrë zgjedhjet presidenciale.

Opozita polake ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen në vjeshtë, pasi masat kundër pandemisë e bëjnë të pamundur fushatën elektorale.

Megjithatë, një sondazh i zhvilluar së fundmi zbuloi se 72% e polakëve donin që zgjedhjet të shtyheshin.

Por, parlamenti i mbizotëruar nga PiS ndryshoi sot Kodin Zgjedhor, që opozita e denoncon si shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës, çdo modifikim i Kodit Zgjedhor duhet kryer jo më vonë se gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Polonia, me 38 milionë banorë, ka patur deri sot më shumë se 1 400 raste të kontaminimit nga koronavirusi i ri, përfshirë 16 vdekje.