Sigal

Një kryebashkiak polak është duke luftuar për jetën pasi e therën në skenë gjatë një aktiviteti bamirësie.

Kryebashkiaku i Gdanskut, Paëel Adamoëicz u shemb përpara audiencës në skenë pasi u sulmua me një mjet të mprehtë një natë më parë.

Personi që kreu sulmin u ngjit qetësisht në skenë me mjetin e mprehtë në dorë.

Pasi thirri disa herë, duke thënë se partia e kryebashkiakut e kishte burgosur padrejtësisht kur ishin në pushtet, ai e goditi disa herë.

Një nga goditjet e mori pranë zemrës, thanë burimet.

I arrestuari është një 27-vjeçar nga qyteti Gdansk.

Kryebashkiaku që po lufton për jetën njihej si një njeri popullor në qytet. Ai ishte një zë progresiv në Gdansk.