Masa të forta policore, snajperat ruajnë godinat/ Nis ceremonia e funeralit shtetëror në nderim të Silvio Berlusconit

106
Sigal

Përcillet sot për në banesën e fundit, ish-kryeministri Sivlio Berlusconi. Mësohet se trupi i ‘Kavalieros’ mbërriti në Katedralen Duomo në Milano pak minuta para orës 15:00.

Turmat e njerëzve në shesh duartrokitën trupin, i cili u transportua brenda kishës, shoqëruar me një përshëndetje ushtarake. Presidenti italian Sergio Mattarella dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni janë në katedrale.

Më herët mbërritën Matteo Renzi, Mario Draghi dhe presidentët e Interit, Napolit dhe Lazios. Gjithashtu, kryeministri hungarez Viktor Orbán. I pranishëm ishte edhe Emiri i Katarit Hamad Al Thani. Një numër i madh qytetarësh ndodhen në zonë, ku janë vendosur forca policore dhe snajpera. Sot është ditë zie kombëtare për Italinë, ndërsa në hyrje të katedrales janë rreshtuar repartet ushtarake për të nderuar ish-kryeministrin.

Masa të forta policore, snajperat ruajnë godinat/  Nis ceremonia e