Plagosi shqiptarin, arrestohet 51-vjeçari në Itali

133
Sigal

Policia italiane e qytetit të Artenës ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur një shqiptar më 7 mars.

51-vjeçari nga Artena është një emër i njohur për policinë dhe akuzohet për veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e rëndë.”

Historia nisi më 7 mars, shkruajnë mediat italiane, kur shqiptari i cili ndodhej brenda një lokali në Artena mbeti i plagosur në këmbë. Pas plagosjes 51-vjeçari arriti të zhdukej dhe të humbiste gjurmët.

Shqiptari u transportua menjëherë në spitali dhe ju desh të qëndronte i shtruar për 30 ditë.