Paris, vritet një 20-vjeçar maroken i veshur me eksploziv, në xhep iu gjet flamuri i ISIS

496
Kryeqyteti i Francës, Parisi është tronditur sërish sot nga një ngjarje e rëndë. Një person ka vdekur, ndërsa tentonte të hynte në një rajon policie.
Mediat franceze raportojnë se një burrë i armatosur, me thikë në dorë dhe me rrip eksplozivi në trup ka tentuar të hyjë në komisariatin nr. 18 në Paris. Nga brenda komisariatit i janë përgjigjur me të shtëna duke e lënë të vdekur në rrugë.
Policia franceze ka nisur sakaq hetimet për terrorizëm.
Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve u nis menjëherë drejt vendngjarjes, ndërsa pohoi për gazetarët se, përpara se të qëllohej nga forcat e rendit, agresori ka thirrur “Allah Akbar”. Gjatë sulmit ka mbetur i plagosur një polic por fatmirësisht është shmangur më e keqja.
Autoritetet bëjnë të ditur se i riu që u vra është një maroken 20-vjeçar me precedentë penalë për vjedhje. Policia gjeti në xhepat e tij një copë letër me flamurin e ISIS, ku flitej për “hakmarrje për Sirinë”.
Sigal