Tërmeti shkund fuqishëm Francën perëndimore

483
Sigal

Një tërmet i moderuar ka goditur Francën perëndimore dhe është ndjerë nga Normandy në veri deri në Bordeaux në jug.

Deri më tani nuk është njoftuar ndonjë dëm, sipas kolonel Michael Bernier, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Civile Kombëtare. Ai tha se tërmeti krijoi shqetësim në shumë rajone pasi shumë njerëz e ndien atë.

Shërbimi Kombëtar Sizmik tha se epiqendra e tërmetit 5.1 ballë i së premtes në mëngjes ishte pranë qytetit Bressuire. Ai tronditi një varg qytetesh si Le Mans, Nantes, Rennes dhe Caen.

Një tërmet me magnitudë të tillë konsiderohet i moderuar, por është relativisht i rrallë në Francën që ka shumë ndërtesa historike, të cilat nuk janë projektuar për t’i bërë ballë aktivitetit të fortë sizmik.