Plagosen 300 persona nga përleshjet në kufirin Serbi-Hungari

467
300 persona kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve të refugjatëve me policinë Hungareze në kufi me Serbinë. 20 prej të plagosurve janë policë hungarezë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se refugjatët janë trajtuar brutalisht nga policia hungareze gjatë përleshjeve. Nga ana e tyre refugjatët janë përpjekur të kalojnë kufirin, duke qëlluar me sende të ndryshme policinë. Konflikti ka ardhur pasi qindra refugjatë janë mbledhur në një nga pikat ku janë vendosur telat me gjemba nga Hungaria dhe e kanë rrëzuar atë. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke përdorur dhe forcën ndaj emigrantëve. 
Konflikti ka zgjatur më shumë se një orë, ku një pjesë e refugjatëve janë tërhequr për shkak të forcave të shumta të policisë. Qëllimi i tyre ishte të kalonin nëpërmjet Hungarisë dhe më pas nga Austria të shkojnë në Gjermani. Nga ana e saj qeveria hungareze ka shtuar numrin e policëve në kufi me Serbinë, për të ndaluar kalimin e emigrantëve, kryesisht sirianë. Ndërkohë zgjidhja për emigrantët duket e do të jetë Kroacia. Ditën e djeshme qeveria kroate ka vendosur të lejojë kalimin e emigrantëve që kërkojnë të udhëtojnë në Evropë. Sipas të dhënave nga mediet kroate janë rreth 150 refugjatë që kanë kaluar ditën e martë nga Kroacia, pasi janë ndaluar më herët në kufirin hungarez.
17:15 Përleshje mes refugjatëve e policisë hungareze në kufi me Serbinë
Polica hungareze ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin për të penguar kalimin e refugjatëve nga Serbia në vendin e tyre. Nga ana e tyre refugjatët janë përpjekur të kalojnë kufirin, madje duke qëlluar me sende të ndryshme policinë. Konflikti ka ardhur pasi qindra refugjatë janë mbledhur në një nga pikat ku janë vendosur telat me gjëmba nga Hungaria dhe e kanë rrëzuar atë. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke përdorur dhe forcën ndaj emigrantëve.
Konflikti ka zgjatur më shumë se një orë, ku një pjesë e refugjatëve janë tërhequr për shkak të forcave të shumta të policisë. Qëllimi i tyre ishte të kalonin nëpërmjet Hungarisë dhe më pas nga Austria të shkojnë në Gjermani. Nga ana e saj qeveria hungareze ka shtuar numërin e policëve në kufi me Serbinë, për të ndaluar kalimin e emigrantëve, kryesisht Sianë.  Ndërkohë zgjidhja për emigrantët duket e do të jetë Kroacia. Ditën e djeshme qeveria kroate ka vendosur të lejojë kalimin e emigrantëve që kërkojnë të uudhëtojnë në Evropë. Sipas të dhënave nga mediat kroate janë rreth 150 refugjatë që kanë kaluar ditëne sotme nga Kroacia, pasi janë ndaluar më herët në kufirin Hungarez.
Sigal