Përplasje e frikshme me kamionin, autobusi me 40 nxënës bëhet copash

490
Sigal

Dyzet fëmijë janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor pasi u plagosën në një aksident, ku një autobus shkolle u përplas me një kamion në Britaninë e Madhe.

Mbi 20 nxënës mësohet se kanë marrë plagë shqetësuese në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi pak përpara orës 13:30 të ditës së djeshme. Te të plagosurit rëndë përfshihet shoferi i autobusit dhe dy fëmijë të shkollës, të cilët mbetën të bllokuar brenda automjetit.

Zjarrfikësit e qarkut ishin midis atyre që u gjendën të parët në vendngjarje, me disa helikopterë shpëtimi që ndihmuan në transportimin e të dëmtuarve në spitalet e afërta.

Shoferi i kamionit thuhet se nuk ka pësuar lëndime, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.

Policia ka thënë se detajet specifike rreth aksidentit do të konfirmohen në një datë të mëvonshme.