Përplasen dy trena, vdes një person dhe plagosen 22 të tjerë

Një përplasje shkatërruese mes dy trenave të udhëtarëve në Austri ka lënë të paktën një të vdekur dhe 22 të plagosur. Mes të aksidentuarve kanë qenë dhe 3 fëmijë, raporton “The Mirror”.

Sigal

Imazhet dramatike tregojnë gjendjen në të cilën është bërë treni nga përplasja. Si pasojë e aksidentit e vdekur ka mbetur një grua. Në vendngjarje kanë mbërritur me dhjetëra shërbime emergjente dhe ambulanca, për të nxjerrë të mbijetuarit.

Incidenti tragjik ndodhi në Niklasdorf pranë Leoben.