Sigal

20 persona do të hetohen nga Prokuroria e Genovas, pas shembjes së urës Morandi në Itali. Tragjedia i mori jetën 43 personave, ndërsa mes atyre që do hetohen janë përfaqësues të kompanisë që ndërtoi autostradën ‘Spea Engineering’. Akuzat ndaj këtyre personave janë për vrasje të qëllimshme apo fatkeqësi të qëllimshme.

‘Tgcom’ shkruan se shoqëria do të përgjigjet për vrasje të qëllimshme kolektive në rrethana të rënduara për mosrespektimin e normave në infrastrukturë.

Ngjarja e rëndë që tronditi Genovan dhe mbarë Italinë ndodhi në 14 gusht, ku një pjesë e urës Morandi u shemb, duke shkaktuar kështu 43 viktima, mes tyre edhe 2 shqiptarë.