Merkel i tërheq veshin Hungarisë për mbushjen plot të stadiumit: S’mund të pretendojmë se pandemia mbaroi

186
Sigal

Angela Merkel shprehu mosmiratimin dhe pakënaqësinë që ndjeu kur pa mijëra tifozë në ndeshjen mes Francës dhe Gjermanisë të vlefshme për finalet e Euro 2020, por më shumë kritikat shkuan ndaj Hungarisë, që ka lejuar mbushjen plot të stadiumit.

Kancelarja gjermane tha se është e merakosur me disa vende që e neglizhojnë seriozitetin e situatës së pandemisë dhe hiqen sikur ajo nuk ekziston më.

“Nuk jam e sigurtë nëse kjo qasje i është e duhura, duke pasur parasysh që kemi një rritje të rasteve me variantin Delta në të gjithë Europën”, tha Merkel.

Merkel i referohej vendimit të qeverisë hungareze për të lejuar hyrjen e tifozëve me kapacitet të plotë në stadiumin Pushkash Arena. Shkallët e stadiumit u mbushën në dy ndeshjet e Euro2020 që ka luajtur Hungaria, ndaj Francës dhe ndaj Portugalisë.

“Duhet të tregohemi të kujdesshëm e të mos pretendojmë se pandemia mbaroi”, tha Merkel, duke sjellë shembullin e Lisbonës, ku pati një rritje të rasteve me variantin Delta pas lehtësimit të masave kufizuese.