Përmbytjet, treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë

263
Sigal

Një tren doli nga shinat në Skoci dhe shpërtheu në flakë, duke vrarë të paktën një person. Sipas Daily Mail, viktimë ka mbetur drejtuesi i trenit, ndërsa dyshohet për një viktimë të dytë.

Treni kishte gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të stafit në bord.

Kompania ScotRail publikoi një video që tregon se përmbytjet e këtyre ditëve në Skoci kanë bërë që shinat të dalin jashtë funksionit në një segment.

Si pasojë, treni ka dalë nga shinat dhe ka shpërthyer në flakë.