Presidenti Meta merr pjesë në Panairin e Artizanatit në Shkodër dhe dekoron inxhinierin e shquar, Zef Gjini

242
Sigal

Shkodra njihet si kryeqendra e krijimtarisë së artizanatit edhe falë punës, përkushtimit e mjeshtërisë së rrallë të kryeinxhinierit të shquar të Ndërmarrjes Artistike, Zef Gjini.

Me një eksperiencë mbi 45-vjeçare në këtë fushë, jeta e tij ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për punimin e drurit, dhe jo rastësisht është quajtur: Njeriu që e bën drurin të flasë.

Çdo objekt i gdhendur prej tij është unik sepse inxhinier Gjini dhe artizanët shkodranë, që punojnë me të, gdhendin në radhë të parë me zemër dhe dashuri.

Si kryetar i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, të cilën e drejton prej gati 8 vitesh me shumë përgjegjësi, inxhinier Gjini ka bërë një punë të palodhur edhe për promovimin e vlerave më të spikatura të trashëgimisë kulturore e artistike shqiptare.

Ndaj në mirënjohje dhe në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artizanatit, zejtarisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për përpjekjet e pareshtura në fushën e inovacionit në shërbim të vlerave tradicionale, pata kënaqësinë t’i akordoja sot Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. 🇦🇱

Postimi i plotë i Presidentit:

Shkodra njihet si kryeqendra e krijimtarisë së artizanatit edhe falë punës, përkushtimit e mjeshtërisë së rrallë të…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 12. August 2020