“Përgjaket” sërish Athina, ekzekutohet për larje hesapesh ish-boksieri

268
Sigal

Një tjetër vrasje brutale ka ndodhur në Athinë. Mëngjesin e sotëm raportohet se viktimë e një atentati me armë ka mbetur shtetas grek i cili mësohet se ishte ish-boksier i njohur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vari, konkretisht në rrugën “Andrea Papandreou 22”.

Viktima lëvizte si pasagjer në një makinë, ndërsa persona ende të pa identifikuar kanë hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur ne vend.

Po ashtu mësohet se viktima ishte një emër i njohur për autoritetet e policisë pasi në 2008 ai u dënua në Patras.

Kujtojmë se vrasja e ish-boksierit, vjen vetëm pak orë pas ekzekutimit të një shqiptari në mes të Athinës.

Viktima Aris Papas ishte një person i njohur për autoritetet greke pasi kishte qenë i proceduar për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje dhe grabitje.