Kryeministri Edi Rama: Sot vijnë 11.700 vaksina Pfizer. Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia arritëm të kryejmë 770 mijë

162
Sigal

Sot pritet të mbërrijnë në Shqipëri të tjera doza vaksinash ‘Pfizer’. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se, të hënën vijnë në vendin tone, rreth 11 700 vaksina ‘Pfizer’. Kryeministri Rama shkruan në rrjetet sociale se deri më tani, janë kryer në total, mbi 770 mijë vaksina për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Kryeministri Rama: “Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash ‘Pfizer’, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid.  Shqipëria Buzëqesh.”

Në Shqipëri kanë kryer vaksinime punonjësit e shërbimeve kritike, si ata të transportit publik, dhe qytetarët mbi 60 vjeç.