Për herë të dytë, Sergio Mattarella rizgjidhet President i Italisë

222
Sigal

Sergio Mattarella është rizgjedhur president i Italisë, në atë që u duk si një vendim konsensual në politikën italiane.

Bëhet me dije nga mediat italiane se Mattarella është president i 13-të  i Republikës Italiane, duke kaluar  kuorumin e 505 votave.

Kjo është hera e dytë në historinë e Republikës që një President merr mandatin e dytë.

“Kisha të tjera planë, por unë e respektoj parlamentin”, tha ai duke konfirmuar vendimin e tij për të qenë në krye të Pallatit Quirinale.

Pak më herët u njoftua se partitë në pushtet në Itali i kanë kërkuar të shtunën presidentit, Sergio Mattarella që të vazhdojë një mandat të dytë, pasi kanë dështuar që të gjejnë kompromis për një kandidat të ri.