Parlamenti Europian hap dritën jeshile për hyrjen e Kroacisë në “Shengen”

78
Sigal

Parlamenti Evropian votoi të enjten për të mbështetur hyrjen e Kroacisë në regjimin e udhëtimit pa viza në Bashkimit Evropian.

Ky vendim parashikohet të hyjë në fuqi në janar, një veprim që do të nxisë ekonominë e varur nga turizmi dhe do të lehtësojë udhëtimin e më shumë se 10 milionë evropianë që shkojnë në Kroaci çdo verë.

Votimi parlamentar u shoqërua me një debat në të cilin ligjvënësit vlerësuan gatishmërinë për të mbrojtur kufijtë  dhe për të kontrolluar imigracionin.

Vendimi përfundimtar mbetet ende në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE-së, i cili pritet të vendosë mbi këtë çështje më 9 dhjetor.