Pallati i shkrumbuar nga flakët në Angli, mashtruesi deklaron të vdekur familjarë për para

495
Pas tragjedisë “Grenfell” në Londër të Anglisë ku një pallat i tërë u shkrumbua nga flakët, shteti vendosi të kompesojë ata që pësuan dëme materiale por edhe ata që humbën familjarët e tyre. Një burrë ka pranuar se bashkëshortja dhe djali i tij humbën jetën në zjarrin e kullës Grenfell për të përfituar rreth 12.500 paund nga shteti, shkruan BBC.
Anhu Nhu Nguyen pohoi se familjarët e tij ishin viktima të zjarrit të 14 qershorit, ku mbetën të vdekur rreth 79 persona.
Ai tregoi se humbi personat më të dashur dhe për dy javë organizatat bamirëse në bashkëpunim me këshillin e Chelsea dhe Kesington i ofruan 12.500 paund.Nguyen
52-vjecari u dënua nga gjykata e Southmark në Londër për dy mashtrime dhe deklarata të rremë me qëllim marrjen e një pasaporte.
Anhu vjen nga një shtet tjetër dhe në seancën e parë gjyqësore ishte me një përkthyes, ndërsa do të vendoset dënimi i tij me 15 shtator.
Sigal