Operacion kërkim-shpëtimi, asnjë shenjë nga emigrantët e zhdukur në jug të Rodosit

147
Sigal

Kërkimet për emigrantët e zhdukur pas fundosjes e anijes që ndodhi gjatë natës në jug të Rodosit deri më tani kanë qenë të pafrytshme.

Një operacion gjigant ka filluar nga autoritetet portuale dhe zyrtarët e Marinës dhe do të vazhdojë edhe në orët në vijim.

Operacioni i kërkim-shpëtimit në jug të Rodosit filloi në orët e para për të shpëtuar rreth 80 persona që ndodheshin në një varkë në ujërat ndërkombëtare dhe brenda zonës greke të përgjegjësisë së kërkim-shpëtimit. Deri më tani janë shpëtuar gjithsej 29 persona, ndërsa sipas dëshmive të të shpëtuarve pjesa tjetër janë të zhdukur.