Lihen pas hatërmbetjet, Noizy dhe Duda shihen bashkë pas kaq shumë kohësh

137
Sigal

Noizy dhe Duda kanë marrë sërish vëmendje së bashku. Pasi patën hatërmbetje mes njëri tjetrit, tashmë raporti i tyre është rregulluar.

Jo vetëm kaq por kujtojmë që Duda do të performojë në koncertin “Alpha Show”

Noizy gjithnjë e ka cilësuar Dudën si “Vëlla” pavarësisht problemeve që kanë patur.

Hatërmbetjet e tyre nisën më herët si dhe më pas ata nuk e kishin më “follow” njëri tjetrin.

Në një intervistë më herët, Noizy tha se është e vërtetë që ka patur hatërmbetje mirëpo ka shpresuar për rregullim të marrëdhënies.

Jo vetëm kaq por Noizy theksoi se: “Janë ca gjera që gjera që nuk mund të ndryshojnë te ne kurrë. Jemi rritur dhe i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit”.

Me Dudën jam si ai pjestar i familjes që të bie dhe s’ke ku e çon. Sido që të shkojë vëllai mbetet vëlla. Nuk prishemi më Dudën. Po është e vërtet që kemi pasur hatërmbetje me njëri-tjetrin por shpresoj dhe besoj se do i rregullojmë. Do vijë një ditë që do takohemi dhe do sqarohemi ska ku të shkojë se jemi shumë të afërt. Janë ca gjera që gjera që nuk mund të ndryshojnë te ne kurrë. Jemi rritur dhe i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit.”– tha Noizy më herët.

Sot Noizy ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku shihet në praninë e Dudës.