OKB mori vendimin drastik për Rusinë, reagon Moska zyrtare

168
Sigal

Moska e ka cilësuar vendimin e pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së të paligjshëm dhe të motivuar politikisht.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë një votimi që u mbajt sot në Nju Jork. Rusia u pezullua për shkak për shkak të raporteve për “shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” nga ushtria ruse në Ukrainë.

Skynews raporton se 93 vende votuan pro pezullimit të Rusisë, 24 vende votuan kundër, ndërsa 58 vende abstenuan.

Para se të niste votimi, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” , duke iu referuar vrasjeve të civilëve në qytetin e Bucha.