Greqi/ Kryeministri i ri Tsipras betohet para popullit, koalicion me Grekët e Pavarur

487
Alexis Tsipras është betuar sërish sot për besnikëri në Kushtetutës dhe popullit grek përpara presidentit të republikës, Prokopis Pavlopoulos. Ndërsa kabineti i ri qeverisës duhet të paraqitet brenda së mërkurës. Më herët, fituesi i zgjedhjeve zhvilloi një takim me krerët e Syriza, pra një takim me partnerin në qeveri, Panos Kammenos, kreu i Grekëve të Pavarur.
Sipas mediave, të dy po shikojnë mundësinë për të mbajtur në qeverinë e re disa prej antarëve të qeverisë së përkohshme. Në veçanti është përfolur emri i Giorgos Chouliarakis, ministri i përkohshëm i Financave, të cilit mund ti besohet ministria delikate e zbatimit të Memorandumit, ndërsa Yannis Mouzalas pritet të mbetet ministër i Emigracionit.

Burime pranë Syriza shpjegojnë se, qeveria e re,- që ka besimin e 155 deputetë të Syrizës dhe Anel -mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën për masat e caktuara.
“Shumë prej sfidave të BE-së në kompleksitet janë të njëjtat me ato që ka përballë Greqia, kriza e refugjatëve dhe krijimi i rritjes së qëndrueshme. Besoj që qeveria e re do kontribuojë në mënyrë konstruktive për të kërkuar zgjidhje ndaj këtyre sfidave”. Kështu i shkruan Kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, kryeministrit të ri Alexis Tsipras.
Sigal