OBSH heq dorë nga hetimet për origjinën e koronavirusit në Kinë

63
Sigal

Prej më shumë se dy muajsh inspektime në Wuhan të Kinës, për të zbuluar origjinën e covid-19, ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit, kanë hequr zyrtarisht dorë nga hetimet.

Raporti i plotë nga hetimet e grumbulluara deri më tani, pritet të jetë gati pas 14 marsit, u shpreh udhëheqësi i ekipit, Petër Ben Embarek. Ky i fundit udhëhoqi një grup shkencëtarësh të zgjedhur nga OBSH për të vizituar spitalet dhe institutet kërkimore në Wuhan, vend në të cilin besohet se shpërtheu pandemia që ka kapluar të gjithë botën.

OBSH nuk ka dhënë detaje se përse hetimi është ndalur. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit, kryen disa muaj negociate me autoritetet kineze, të cilat kërkuan të hiqej dorë nga teoria se faji mbi pandeminë i faturohet asaj.

Në një nga daljet për mediat disa javë më parë, Embarek, mohoi kategorikisht se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, duke shtuar se të dhënat e deritanishme tregojnë se virusi e ka origjinën tek lakuriqët e natës.

Megjithatë, shkencëtarët gjatë javëve të fundit kanë vendosur në pah neglizhencën e autoriteteve kineze të shëndetësisë, për të dhënë informacione që atyre i nevojiteshin.