Dalin pamjet nga brenda burgut ku po qëndron Navalny, ja si po mbahet armiku i përbetuar i Vladimir Putin (VIDEO)

442
Sigal

Kremlini sot nisi një ofensivë propagandistike kundër Alexei Navalny ndërsa transmetoi pamjet e tij në burg për të zbuluar ‘gënjeshtrat’ e tij që atje brenda po e keqtrajtojnë

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Navalny, me kokën e rruar, duke ecur me një filxhan çaj dhe ‘duke debatuar’ me një roje në burgun Pokrov më 26 mars.

Kjo vjen pasi 44-vjeçari hyri në grevë urie këtë javë, duke pretenduar se rojet po e privonin nga gjumi duke e zgjuar gjatë natës dhe se i ishte refuzuar vizita e mjekut për dhimbje akute të shpinës dhe këmbës.

Aleatët e Navalny thanë se mjeku i tyre i zgjedhur nuk kishte qenë në gjendje ta vizitonte atë prej ditësh.

Megjithatë kjo video u kritikua si propagandistike pasi sipas mbështetësve të Navalny-t nuk tregon gjendjen reale të tij.