Obama mban konferencën e fundit për 2015, mbron luftën kundër ISIS

459
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka mbajtur konferencën e fundit për mediat për vitin 2015, ku foli për politikat e ndjekura nga qeveria e tij, si dhe planet për vitin e ardhshëm. Lideri i Washingtonit mbrojti strategjinë e ndjekur kundër Shtetit Islamik, duke thënë se si pasojë e sulmeve të koaliconit, kjo organizatë terroriste ka humbur 40% të territorit që kontrollonte në Irak si dhe një pjesë të madhe të zotërimeve në Siri.

Ai përshendeti një sërë ngjarjesh të rëndësishme të këtij viti, duke përfshirë negociatat me Kubën e Iranin, marrëveshjen e Klimës si dhe Reformën në Shëndetësi. Obama premtoi se do të ishte mjaft aktiv në vitin e fundit të mandatit të tij, teksa i bëri thirrje Kongresit amerikan që të konsideronte mbylljen e burgut famëkeq të Guantanamos.
Sigal