Nuk ndalet shteti i Kinës, pas 5G, Kina po hulumton mbi teknologjinë…

531
Sigal

Sipas ministris së Shkencës dhe Teknologjisë, Kina ka filluar zyrtarisht hulumtimin për gjeneratën e gjashtë të internetit celular – 6G.

Ministria njoftoi se ka ngritur një grup pune për të punuar me 6G.

“Kjo shënon fillimin zyrtar të kërkimit dhe zhvillimit në teknologjinë 6G”, thuhet në faqen e ministrisë.

Rreth 37 ekspertë nga universitete, institute kërkimore dhe kompani, përbëjnë grupin e punës.

Pasi Kina filloi të përdorë 5G, e cila është njëqind herë më e shpejtë se 4G ekzistues, ekspertët kinez kanë filluar nga puna për hulumtimin e 6G.

Kompania Huawei, e cila konsiderohet lideri botëror në pajisjet 5G, po bën kërkime mbi 6G, tha kompania për AFP.